Një studim i ri ka treguar se një filxhan kafeinë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e dështimit të zemrës. Përfundimet i shtohen një numri të madh provash se kafeja ka vërtet përfitime shëndetësore, për sa kohë nuk konsumohet më tepër.
Për të analizuar rezultatet e pirjes së kafesë me kafeinë, studiuesit e kategorizuan konsumin si 1 filxhan në ditë, 2 filxhanë në ditë dhe 3 filxhanë në ditë. Njerëzit që raportuan se pinin një ose më shumë filxhanë kafe kishin një rrezik të ulur të dështimit të zemrës, shkruan Lajme.al
Megjithatë, shkaku dhe pasoja nuk janë vërtetuar. Studiuesit sugjerojnë se antioksidantët në kafe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe mbrojtjen nga sëmundjet. Në vitin 2019, një studim nga Universiteti i Australisë së Jugut zbuloi se pirja e më shumë se gjashtë filxhanëve në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 22 përqind.
Diskutime rreth kësaj post