Në një video të publikuar në Facebook, kryeministri Rama shfaqet duke komunikuar në telefon me Damina Gjiknurin, koordinator i fushatës së PS-së në Vlorë.
Gjatë telefonatës, Rama e pyet Gjiknurin edhe për atë që e konsideron pjesëmarrjen e presidentit Meta në fushatë.
“Presidenti vjen se atë punë ka. Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij. Punon prapa dyerve”, – i thotë Gjiknuri.
“Me OFL? Apo kap çfarë të kapësh, ku të dalë?”, – pyet Rama, duke marrë si përgjigje nga Gjiknuri: “LSI këtu sikur e ka humbur toruan… nuk e gjen veten”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post