Analisti Mentor Kikia teksa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, tha se kriminalizimi i politikës shqiptare nuk ndodhi në mënyrë aksidentale dhe në një ditë.
Sipas analistit do të jetë e vështirë që në listat e kandidatëve të ketë persona të inkriminuar, por ai tha se kjo nuk e përjashton mundësinë që ata të mbështesin dhe financojnë kandidatë të caktuar.
Për Kikian, nëse mbahet një proces zgjedhor me standarde atëherë vendi ynë ka shumë mundësi që të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare.
‘Edhe sot në Bruksel u fol për arritje sikurse ndodh gjithmonë, por askush nuk përmendi një datë konkrete se kur do të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare. Vetëm u tha si përherë, së shpejti. Unë mendoj se zgjedhjet do të jenë një çelës shumë i rëndësishëm për hapjen e kësaj derë Evropiane. Nëse mbajmë një proces me standarde, do ta kenë shumë të vështirë që të na refuzojnë. Por nëse ndodh e kundërta, do të shtohet edhe një tjetër kryekriter, sikurse do të jenë zgjedhjet pa standarde. Nëse shkelen sërish zgjedhjet, ndëshkimi do të jetë vërtetë i rëndë’, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post