Gazeta daneze “Jyllands-Posten” ngjalli zemërimin e Kinës me një dizajn karikaturë, flamuri kinez nuk kishte pesë yjet përfaqësuese, por në vend të tyre ishin pesë simbole të virusit vdekjeprurës që ka vënë përposhtë vendin dhe po përhapet me shpejtësi.
Dizajni i Niels Bo Bojesen, i publikuar një ditë më parë, u shoqërua menjëherë nga një notë proteste e Pekinit zyrtar ndaj Kopenhagës.
“Është fyerje ndaj Kinës dhe dëmton popullin kinez”, – shkruhet në faqen e përfaqësisë diplomatike kineze, sipas së cilës, karikatura “tejkalon limitin e lirisë së shprehjes” dhe kërkon “falje publike”.
E menjëhershme ishte përgjigjja e gazetës: “Nuk mund të kërkojmë ndjesë për diçka që nuk e shikojmë si fyese”.
Reagimi u mbështet edhe nga kryeministri danez Mette Frederiksen, që thekson “lirinë e shprehjes dhe të dizajnit” në Danimarkë.
Diskutime rreth kësaj post