Edhe pse prej muajsh përflitej se ishin ndarë, ata e mohuan këtë fakt, pasi ishin në përpjekje për t’i sheshuar mosmarrëveshjet, ndërkohë që vazhdonin të jetonin në një shtëpi.
Në fund të verës filluan të qarkullonin fjalët e para se ata i kishin dhënë fund, por lajmi u mohua fillimisht nga Vin Veli, i cili tregoi se shkak për këto thashetheme u bë një program në Instagram, prej të cilit nuk ndiqte më Borën në këtë rrjet social.
Se fundmi ata e kane pranuar edhe publikisht ndarjen.
Cifti i njohur Bora Zemani dhe Vin Veli i kanë dhënë fund bashkëjetesës së tyre disavjeçare.
DJ-i i njohur, Vin Veli, i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, u përgjigj: “Unë për sa e njoh veten time, dua të jem i sinqertë. Ne jemi ndarë. Si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por rrethanat, koha, karriera, e të tjera nuk na krijojnë mundësi të jemi më bashkë”.
Më tej ai ka sqaruar se mes tyre nuk ka pasur tradhti, por ndarja ka qenë një vendim që e kanë marrë të dy.
“Ne kemi marrëdhënie prapë, nuk jemi ndarë me doreza boksi. Ne merremi vesh më mirë kështu”, ka vazhduar ndër të tjera ai rrëfimin e tij.
Ndërkohë zbulohet se statusi aktual i Vinit nuk është “single” pas ndarjes nga Bora. DJ-i, i cili punën e tij e ka natën pasi luan muzikë në club-e të ndryshme të Tiranës, është fotografuar disa net më parë në momente intime me një vajzë bionde të panjohur, ndërsa argëtoheshin për jetë nate. Me çiftin ka qenë dhe një mikeshë, e cila ishte dëshmitare e puthjeve pasionante që Vini shkëmbente me bionden në të majtë të tij. Ai gjithçka e bënte hapur, pa e vrarë mendjen se kishte persona aty afër që e vëzhgonin apo po e fotografonin. Sipas njerëzve pranë tij flitet për romancë të re dhe të bukur, për të cilën ai do të flasë në momentin e duhur.
Diskutime rreth kësaj post