Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti është përfshirë plotësisht nga zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në shpërthimin e flakëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe po shqyrton edhe pistën e një zjarrvënieje të qëllimshme.
Linku per te shikuar videon – https://euronews.al/wp-content/uploads/2026/09/WhatsApp-Video-2026-09-22-at-9.18.02-AM.mp4
Në kuadër të hetimeve, autoritetet po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësit e mundshëm.







Diskutime rreth kësaj post