Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është bërë viral në media dhe rrjetet sociale për ganimet e shumta në përllogaritje.
Jona Shehaj e cilësuar edhe si fenomeni më i ri i ‘Tik Tok’, u bë edhe më e njohur kur kryeministri Edi Rama i shpërndau videon në rrjetet sociale.
E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka treguar si lindi video, ku ‘imitonte’ kryedemokratin Lulzim Basha me gabimet e tij në llogaritje.
Jona ka theksuar se është habitur shumë, pasi u bë e njohur menjëherë, duke i ardhur shumë mesazhe.
“Video për Bashën lindi krejt natyrisht, këto patatet seç po më krijojnë, por e lash. Më pas iu riktheva dhe u ula e bëra. Më tha mamaja çfarë po bën, po bëj një video për Bashën.
Vetëm kur ditën tjetër më merr një shoku im në telefon dhe më thotë të ka shpërndarë Rama videon. U habita se thashë kryeministri. Nuk e prisja”, tha ajo.
VIDEO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post