Vetëm pak javë pasi Gjykata Kushtetuese u bë funksionale, bëhet me dije se ambasadorët kanë bërë një lëvizje të rëndësishme.
Ambasadorët e SHBA dhe BE në Shqipëri, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë takuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarët e rinj janë Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja.
Ndërkohë momentalisht GJK ka 7 anëtarë pasi më parë pjesë e institucionit ishin edhe Vitore Tusha që është kryetare në detyrë, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.
Diskutime rreth kësaj post