Ish-deputeti Bardh Spahia në një postim në Facebook, ka denoncuar mungesën e tamponëve në spitalin e Shkodrës. Spahia shkruan se Ogerta Manastirliu gënjen për sa i përket testeve që ka në dispozicion ndaj COVID-19, kjo pasi nëse do të kishte mjaftueshëm pse nuk u bëhen personelit mjekësor.
“OGERTA, VETEM 5 TAMPONE GJENDJE PER SHKODREN
Rasti i infermieres së patologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, po zbulon gënjeshtrën e madhe të Ogertës, e cila thotë se ka mjaftueshëm teste në dispozicion për rastet e dyshuara me Covid-19. Nëse keni siguruar furnizime testesh, atëherë si ka mundësi që cdo ditë ka denoncime nga personeli shëndetësor se nuk u bëhen tamponë kur i kërkojnë? Si ka mundësi p.sh. që infermieres së patologjisë së Shkodrës, që vijon të ketë simptoma, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë.
Si ka mundësi që puna vijon normalisht për kolegët e saj e askush nuk merr mundimin t’i testojë, ndërsa cdo ditë presin e përcjellin pacientë?
A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë?
Nëse keni teste sic thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet cdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfid.” – shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post