Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar vetëdorëzimin e një prej më të kërkuarve në Shqipëri, Klement Balili, i cilësuar ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit”.
Në një intervistë për ‘abcnews’, gazetari shprehet se Meta po e shikon Presidencën si pushkë që t’i bie topit të madh të Ramës, “në këtë moment më e keqja që mund të jetë është garancia i është dhënë që ai t’i bjerë politikisht dikujt”.
“Në vitin 2013 në kohën kur LSI dhe PS ishin në pushtet e morën dhe e bënë funksionar shtetëror. Puna mbase dhe e fuqizoi dhe ai pas postit filloi të bënte sërish punën që ai dinte të bënte më së miri. Më pas i plasi historia në Greqi dhe në Ballkan. Në këtë moment ai u shpall në kërkim ku pati edhe akuza për dekonspiracion të aksionit për kapjen e tij. Më pas politika u fut në mes që është emëruar nga Haxhinasto ish-ministër i Transportit dhe se është emëruar nga Meta. Erdhi momenti që Ambasada Amerikane këmbëngulte për arrestimin e tij. Presioni ishte aq i madh sa u detyrua dhe Meta që të kishte iniciativa për kapjen e tij. Në pamje të parë u prishën marrëdhëniet e Metës me Balilin. Pas 4 vitesh PS mori pushtetin për vete dhe LSI mbeti në opozitë. Tani kemi arritur në majë të problemit. Meta po e shikon Presidencën si pushkë që t’i bie topit të madh të Ramës. Në këtë moment më e keqja që mund të jetë është garancia i është dhënë që ai t’i bjerë politikisht dikujt. Nëse ai do të shfaqet si i penduar i drejtësisë ky version mund të jetë më i qëndrueshëm”, shprehet gazetari.
Më tej ai, ka komentuar duke u shprehu se më qe keqja që mund t’i ndodhë Balilit është dënimi me pak vite burg dhe më e mira lirimi i tij.
“Por kur thuhet dorëzim apo vetëdorëzim e vetmja mundësi që ka Policia e Shtetit është që thotë se ne ia ngushtuam aq shumë saqë ai nuk kishte nga t’ia mbante dhe ngriti duart përpjetë. Ka pasur kohën e duhur nga Dhjetori e deri më tani ku me anë të avokati dhe në konsultë me avokatin të mësonte se çfarë ai rrezikonte. Avokati i vet sot ka pasur një prononcim dhe foli për letër-porosinë e ardhur nga Greqia dhe për hetimet që sipas tij janë drejt përfundimit për çështjen në fjalë. Kjo deklaratë duhet të lexohet në dy drejtime: Kjo do të thotë se ato prova që janë për të, në rastin më të keq ai mund të dënohet me pak vjet që i është dhënë garanci nga avokati i tij. Dhe e dyta, në rastin më të mirë ai mund të lihet i lirë”.
Diskutime rreth kësaj post