Në shtator të vitit të shkuar, bashkia e Tiranës bllokoi autobotet që shpërndanin ujë në qytet me argumentin se uji i ujësjellësit ishte i pijshëm, ndryshe nga ai i që shpërndahej me makina në kryeqytet.
Madje, për të dhënë një garanci shtesë ndaj tiranasve, Veliaj doli vetë në media duke theksuar se uji i ujësjellësit ishte i pijshëm dhe mund të përdorej, rrjedhimisht nuk kishte më nevojë për autobotë.
Por ndryshe është shprehur Veliaj sot.
Ai ishte i futuar në Abc News tek emisioni i Enkel Demit duke thënë me zë dhe figurë, madje dy herë se kishte dalë herët nga shtëpia për të blerë ujë sepse nuk kishte mbetur më në shtëpi.
“Në fakt dola më herët, vajta bleva ujë se nuk kishim ujë në shtëpi”-ka thënë ai LIVE ditën e sotme.
“Një burrë i mirë se bleva 2 koli ujë, që të mos ketë ankesa gjithë fundjavën”-ka shtuar kryebashkiaku.
Por çfarë thoshte Veliaj vetëm pak muaj më parë, më 15 shtator 2019?
“Uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, na e tregojnë institucionet se është ujë i saktë për t’u përdorur. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë që me demek është marë te burimi është i rremë.”
Kështu, del qartë se kryebashkiaku Veliaj nuk e konsumon vetë ujin e UKT-së që ua shërben kryeqytetasve me çmime të kripura dhe këtë e konfirmoi vetë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post