• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj thirrje Metës: Duhet t’i bindesh ligjit, dekreto sa më parë Zgjedhjet e pjesshme vendore, Kushtetuesja dhe Venecia na dhanë të drejtë

6 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që legjitimoi Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, Kryebashkiaku Erion Veliaj, i bën thirrje Presidentit Meta, që të dekretojë sa më parë datën e Zgjedhjeve të pjesshme.

Nga Rrogozhina ku zhvilloi një takim me strukturat e PS për analizën e zgjedhjeve të fundit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se PS është gati që të futet në Zgjedhjet e pjesshme dhe do të arrijë një rezultat spektakolar.

“Ne mezi presim dekretin e Presidentit për zgjedhjet lokale në Rrogozhinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i Venecias ishte ai që prisnim. Si mund të thotë Presidenti nuk ka zgjedhje. Si mund të rrijë një njeri më shumë se katër vite pa u votuar tek populli?! Si mundet të vazhdojë dikush një kontratë nëse nuk e rinovon. Ti nuk rri dot në një kontratë qiraje një ditë më shumë pa e rinovuar se me të drejtë tjetri të thotë dil se mbaroi kontrata. Në jetën tonë ne nuk i shkelim kontratat. A kur je vip i madh dhe je president ti mund ta bësh këtë? Gjykata Kushtetuese bashkë me Komisionin e Venecias na dhanë të drejtë që zgjedhjet e 2019-s ishin legjitime. Do të thotë që dhe anomalitë që lindën nga ato zgjedhje duhen adresuar”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, Veliaj u shpreh se PS ka qëndruar pranë qytetarëve dhe shprehu bindjen se dhe zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen për Bashkinë e Rrogozhinës, do të arrihet një rezultat fitues.

“Ne jemi gati sot që atë rezultat spektakolar në këto zgjedhje ta çojmë akoma më lart. Dhe ata që nuk na kanë votuar në Rrogozhinë, teksa na shohin ne sot, thonë: Ku e kam Titin, ku e kam Gridën se Etjeni qënka aty, Erjoni qenka aty, Edisoni qënka aty, Klodi qënka aty. Kështu që dhe ata do na votojnë. Ndaj dhe unë them se nëse do të vazhdojmë t’ju shërbejmë njerëzve, njerëzit do na japin mundësinë me votë që të vazhdojmë t’ju shërbejmë. Unë besoj se ky është pakti më i mirë që kemi me Rrogozhinën. Mezi pres që Presidenti më në fund t’i bindet ligjit, të dekretojë zgjedhjet në Rrogozhinë dhe unë ju garantoj se ne jo vetëm do të fitojmë në Rrogozhinë dhe Vorë, por ne do të fitojmë dhe rekordin e zgjedhjeve të prillit që ishte rezultati ynë më i madh historik në këto 30 vjet”, deklaroi Veliaj.

Paraardhëse

WhatsApp tani do të funksionojë dhe pa internet

Pasardhëse

Djali i Thaçit nxjerr fotot e babait: Koha kur kishte kush përkujdesej për Kosovën

Pasardhëse

Djali i Thaçit nxjerr fotot e babait: Koha kur kishte kush përkujdesej për Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.