Mungesa e një ftese nga ana e Presidentit Biden, në Samitin e Demokracive që do të mbahet online në Dhjetor të këtij viti, ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Mes 100 emrave pjesëmarrëse, mungojnë Kosova, Serbia, Hungaria dhe Bosnja.
Politikanët kanë fajësuar për këtë rezultat Kryeministrin Kurti, ndërsa në rrjetet sociale ka reaguar edhe djali i Hashim Thaçit.
Duke sjellë disa foto të të atit pranë presidentit Biden dhe ish-presidentëve Bush, Obama, Trump, apo Clinton ai shkruan se kjo ishte koha kur kishte kush të përkujdesej për Kosovën.
“Koha kur kishte kush të përkujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqtë ndërkombëtarë”, shkruan Endrit Thaçi.
Diskutime rreth kësaj post