• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: “Luli dhe Mona ti bëjnë gati valixhet në 25 prill, sa për Kopshtin Zoologjik dhe shkollën “Sami Frashërin” do e tregoj koha”

8 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke iu përgjigjur akuzave të opozitës sa i takon projektit për Kopshtin Zoologjik dhe shkollën “Sami Frashërin”, deklaroi se do flasë puna. Luli dhe Mona i kanë bërë gati valixhet në 25 prill.

“Kopshti i ri Zoologjik do të ketë më shumë hapësirë për kafshët, kurse bashkimi me Kopshtin Botanik do të vlejë për fëmijët, që të mësojnë florën, faunën, të jetojnë në natyrë. Por, sigurisht që si çdo gjë e mirë në qytet do të sulmohet. Nuk besoj se u habit njeri kur panë Saliun që gënjeu, kur tha që u tha liqeni. Fillimisht do heqim ujërat e zeza, që ish-Komuna e Saliut i derdhte të gjitha në Liqen, e pasi të pastrohet do të kthehet në një hapësirë për kafshët. Si Kopshti Zoologjik, si “Samiu”, kur të mbarojnë, do flasë puna”, -tha Veliaj.

Ai nënvizoi se pavarësisht stërkëmbëshave të opozitës për të penguar punët e mira në qytet, transformimi nuk ndalet. “Kur ndodh te ‘Samiu’, te Kopshti Zoologjik, në të gjitha hapësirat që po transformohen, siç ndodhi te Astiri, na duhet ta pranojmë se ky qenka sporti i tyre, ata nuk heqin dorë. Mjafton të shohësh letrat në Hagë të Lul Bashës, Saliut dhe të atyre që e votuan raportin e Dick Martit, nga koalicioni PD-LSI, e kupton që ata jo vetëm brenda nesh, përça e sundo, por edhe brenda gjithë shqiptarisë janë përça e sundo. Nuk duhet ta lejojmë këtë frymë! Duhet të kuptojmë se e kemi të lidhur fatin këtu. Ata kanë pasaporta holandeze, nuk kanë interes te shkollat tona. Sigurisht, acarohen kur bëjmë shkolla sepse ata nuk preken nga këto ndryshime. Për sa kohë ti e ke lidhur fatin me dikë tjetër, se bën Kopsht Zoologjik, se bën autostrada apo shkolla, je i painteresuar sepse nuk e ke lidhur fatin me Shqipërinë. Ne që e kemi lidhur fatin me këtë vend jemi të interesuar, por duhet të jemi edhe të bashkuar”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se ndryshe nga drejtuesit e opozitës, plani i vetëm i kësaj mazhorance është transformimi i Tiranës dhe i Shqipërisë. “Nëse u kemi shërbyer të gjithëve njësoj dhe nuk kemi diskriminuar askënd te ndihma ekonomike, te pagesat e tërmetit, te shtëpitë e reja, atëherë e kemi me provë këtë që po themi me fjalë. Fryma jonë është që t’ju shërbejmë të gjithëve. Ata i kanë bërë valixhet gati, ndaj në 25 prill, po s’ju ra bingo, pasaportat aty i kanë, e kanë një plan B. Ne kemi vetëm një plan A, që është Tirana, lagjja jonë, Shqipëria dhe gjithë kjo energji pozitive për të transformuar vendin”, tha ai.

Paraardhëse

‘Shtëpia e Verdhë’, Basha: “Rama bën zëdhënësin e Beogradit, je përgjegjës për çdo gjë” (FOTO)

Pasardhëse

Agron Llakaj përlotet për largimin e Koço Devoles: “Është humbje për mua, ishte i papërsëritshëm”

Pasardhëse

Agron Llakaj përlotet për largimin e Koço Devoles: "Është humbje për mua, ishte i papërsëritshëm"

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.