• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Agron Llakaj përlotet për largimin e Koço Devoles: “Është humbje për mua, ishte i papërsëritshëm”

8 November, 2020
në Aktualitet
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktori i njohur Agron Llakaj është përlotur gjatë një interviste me “Abc News”, për humbjen e madhe që pësoi arti shqiptar me ndarjen nga jeta e aktorit të njohur të humorit Koço Devole. Llakaj tha se Devole ishte shkolla e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite dritë që të vijë sërish në Shqipëri. Ai tregoi se pak javë më parë kur ai ishte infektuar me Covid-19, Devole e kishte këshilluar ta kalonte pa panik, por fati e deshi që kjo sëmundje të rezultonte fatale për të.

“Është një moment tepër i rëndë në jetën time për arsyen e thjeshtë pasi shkolla e dytë e imja për aktor e ka emrin Koço Devole. Nuk është thjeshtë një ditë e trisht por nuk e kisha imagjinuar që do vinte një ditë që Koço do të largohej nga ne. Një gjeni si Devole nuk e di sa vite dritë duan që të vijnë sërish në humorin shqiptar. Ai është perandori i fundit i humorit shqiptar. Është etaloni për mua. Ishte i vetmi aktor pajoni për mua.

Është humbje për mua dhe familjen time. Jam me Filipin dhe njerëzit e tjerë. Akoma familjarët e tyre nuk kanë mbërritur. Jo më larg se para 20 ditësh e kalova unë Covidin dhe komunikuam me njëri-tjetrin që të mos kisha panik. Më mori Filipi më tha që ai e kaloi. Jam marrë me gjithë mjekët që janë marrë me shëndetin e Koços dhe dje më thanë që kjo pritej nga momenti në moment. Koço ishte por sot nuk është. Dhimbja më e madhe është ajo që vret që një lapidar, një gur i rëndë të ikë kaq heshtur. Nuk e di si mund të iki heshtur një legjendë.

Devole ishte aktori më elegant që kam njohur unë. Ishte një skenarist dhe një aktor shumë i mirë. Unë gjithmonë i kam thënë Chaplini shqiptar. Emblematik si Koço Devole nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Janë punët e Zotit. Askush nga ne nuk e di se sa dhe si. E rëndësishme është respekti dhe mirënjohja për gjithçka që ai ka bërë. Ishte i papërsëritshëm. Do vazhdojë humori por Koço Devole nuk do vijë më në Shqipëri. Humbja është shumë e madhe”, u shpreh Agron Llakaj

Paraardhëse

Veliaj: “Luli dhe Mona ti bëjnë gati valixhet në 25 prill, sa për Kopshtin Zoologjik dhe shkollën “Sami Frashërin” do e tregoj koha”

Pasardhëse

Aktori Muharrem Hoxha kujton mes lotësh telefonatën e fundit me Koço Devolen

Pasardhëse

Aktori Muharrem Hoxha kujton mes lotësh telefonatën e fundit me Koço Devolen

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.