• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: LSI parti qyli, milionerët ziheshin te zyrat e FRD për të marrë pronat e Bashkisë së Tiranës

20 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Mimi Kodheli, ishin të pranishëm në një familje në Farkë së cilës iu rindërtua shtëpia pas tërmetit. Veliaj u shpreh se procesi i rindërtimit po shkon me ritme të mira dhe shqiptarët e kanë parë se cilën rrugë duhet të zgjedhin pas 25 prillit. Ai u shpreh se ata që janë duke premtuar se do të qeverisin ndryshe janë provuar dikur dhe kanë dështuar. Duke iu referuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryebashkiaku tha se Basha është provuar në shumë poste, por sipas tij Basha vetëm dështoi.

“Jam shumë i kënaqur se si ka ecur puna këtu në Farkë dhe në të gjithë Tiranën. Tani që kanë filluar edhe pallatet tek “5 Maji”, në Kombinat, shkolla “Sami Frashëri” dhe plot 40 kantiere të tjera shkollash, besoj se jemi shumë të qartë për datën 25 Prill dhe do vijojmë punën. Ata që sot premtojnë të qeverisin ndryshe janë provuar dhe kanë dështuar, ndaj nuk kemi pse të eksperimentojmë. Ai thotë “më provoni”! E provuam në Bashkinë e Tiranës, doli fiasko. E provuam në Ministrinë e Jashtme, i fali detin Greqisë. E provuam në Ministrinë e Brendshme, vrau katër veta në Bulevard. E provuam te rruga Durrës-Kukës, ikën 300 milionë euro dhe nuk shkoi as në gjykatë tre vjet”, tha ai.

Ndërsa për LSI-në, Veliaj tha se as nuk mund të quhet alternativë qeverisëse. Ai e quajti LSI një parti qyli që shton vila dhe nuk do t’ia dijë për asgjë tjetër. Kryebashkiaku u shpreh se kjo parti vetëm do të zaptojë pa bërë asnjë punë. Sipas tij në qeveri duhen njerëz të thjeshtë si Kodheli, jo ata me makina të shtrenjta nëpër podiume prej mijra eurosh.

“Ajo pala tjetër, e patë se si ziheshin për zyrat. Milionerët zihen të marrin zyrat e Bashkisë! Janë keq ata për 300 mijë lekë zyra në Tiranë?! Normale, se qyli është shumë i ëmbël. Zaptimi është shumë i ëmbël. Kur s’ke punuar për diçka, qyli të shijon shumë. Këta janë parti e qylit. ‘Tit vettingu’, ‘Vojo Spaku’, apo ‘Rimi OFL-së’ janë alternativë?! Kush ka bërë 99 shtëpi, bën edhe 100. Kush ka shtuar vetëm vilat e veta, nuk e bën dot. Një njëri që e komandojnë të tjerët nuk e bën dot këtë punë. Ne na duhet një si Mimi me atlete, jo një që i hipën “Range Rover”-it, podium 100 mijë euro dhe iu thotë njerëzve “më adhuroni mua se, jam me makinë të shtrenjtë”, tha ai.

Paraardhëse

PD: Ndihma sociale do të dyfishohet, programi ekonomik do të sjellë më shumë investime të huaja

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu zbardh strategjinë e Ilir Metës pas 25 prillit, ja si do ja heqë fitoren Ramës

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu zbardh strategjinë e Ilir Metës pas 25 prillit, ja si do ja heqë fitoren Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.