• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes boksierit Kristian Prenga: Krenar per ty

14 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur boksierin shqiptar, i cili u shpall kampion bote, duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan, Samuel Crossed.

Veliaj i dha boksierit kampion Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit dhe u shpreh krenar për këtë sukses të radhës, që shërben si frymëzim për brezat e rinj.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot, që një shok, vëlla, mik, Kristian Prenga kthehet në Tiranë si kampion bote! Të jam shumë mirënjohës për punën që ke bërë. Ndonjëherë, ne investohemi kaq shumë në promocion të qytetit, të vendit, në ambasada, në diplomaci, në marketing, por shpesh herë harrojmë se marketingu më i mirë janë historitë njerëzore të çunave e gocave që janë rritur me vështirësi, në familje të mëdha, në periferitë e vendit tonë, ama ia kanë dalë me sukses, fillimisht në vend, pastaj në Europë, tani në Kanada, e më së fundmi në Amerikë. Ti e ke nisur nga Oroshi dhe sot je kampion bote. Jam vërtet shumë krenar për ty! Je frymëzim për djemtë e vajzat në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë Shqipërisë. Shpresoj shumë që të vazhdosh të mbetesh fillimisht një çun i mirë, më pas edhe një sportist i mirë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se tashmë që Tirana këtë vit është dhe qyteti europian i sportit, mezi pret që këtë titull boksieri ta sjellë edhe në kryeqytetin shqiptar.

“Mezi pres, këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit, ndoshta e gjejmë një mundësi edhe kur afrojnë festat e nëntorit, të kemi një ndeshje tënden në Tiranë. Unë e di që ti je i zënë dhe sot je në kërkim nga të gjithë promotorët, por për ne do ishte një privilegj i madh që të të kishim, jo vetëm si një luftëtar që sjell Kupën e Botës dhe më të mirën e sportit, por edhe si dikush që frymëzon një brez të ri që të ecë me punë, me përpjekje, e me talent e djersë arrin të ecë përpara”, deklaroi ai.

Edhe Prenga u shpreh se në vjeshtë ka planifikuar ndeshjen e radhës në Shqipëri.

“Ndeshja e radhës do jetë në New York, besoj nga muaji korrik dhe kam planifikuar për ndeshje në Shqipëri. Nuk kam ndonjë datë të saktë, por shumë shpejt do ju bëj me dije dhe shpresoj t’ju bëj krenar të gjithëve”, deklaroi Prenga.

Paraardhëse

Kë do të votojnë demokratët në bashkitë që PD nuk ka kandidatë? Flet Alibeaj

Pasardhëse

Fansat “kryqëzojnë” Kiarën, nuk di të qërojë një patate (VIDEO)

Pasardhëse

Fansat “kryqëzojnë” Kiarën, nuk di të qërojë një patate (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.