Në konferencën për media, Enkelejd Alibeaj, thotë se demokratët duhet të votojnë PD, vetëm në 14 bashkitë që kanë kandidate, ndërsa nuk jep përgjigje konkrete se cila duhet të jetë vota për bashkitë e tjera.
Alibeaj vë theksin faktit që shkojnë në zgjedhje pa koalicion, vetëm për të ngritur të djathtën.
“Kandidatët e tjerë që janë të së majtës apo të majtës. Janë të PS apo PL, kaq e thjeshtë. Qëndrimi politik i PD është ky. Votohet vetëm PD në këshilla dhe kandidatë atje ku i kemi. Kjo qëndron në frymën, orientimin, rregullat staturore të PD. Jo, PD nuk ka bërë koalicion. Ne dalim të vetëm sepse duam të tregojmë e testojmë dhe ringremë të djathtën e vlerave, jo ‘non grata-ve’, të djathtën që nuk pret me ankth çfarë do dalë nga SPAK, të djathtën e vlerave euro-atlantike”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post