• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj flet me bindje të plotë: Berishën dhe Metën i kemi mundur edhe bashkë dhe veç e veç, ne dalim faqebardhë se i bëjmë mirë llogaritë

19 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherazi drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar aleancën e mundshme Berisha-Meta, në Zgjedhjet e ardhshme vendore.

Teksa zhvilloi një takim me socialistët në Njësinë 3, Veliaj tha se PS-ja ka treguar se i mund edhe bashkë, edhe veç e veç, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Ka shumë njerëz që pyesin: Kush do kandidojë kundër nesh në pranverën e vitit tjetër? Po a ka rëndësi kjo? Njerëzit thonë mos kandidon Ilir Meta? Unë u përgjigjem: Ishalla! E dimë se ai nuk është nga ata burra që e mban fjalën, por them ishalla kandidon! Ne i kemi mundur edhe Ilirin, edhe Saliun; i kemi mundur edhe veç e veç, i kemi mundur edhe të dy bashkë, prandaj s’na intereson fare! Ne na nxjerr faqebardhë fakti se bëjmë llogaritë tona, prandaj në këtë periudhë do të rigjenerojmë partinë tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe te rikthimi i Sali Berishës në krye të PD-së.

Ai nënvizoi se Saliu është një lajm i keq për opozitën dhe Shqipërinë.

“Është e rëndësishme që edhe të rinjtë që do të votojnë për herë të parë ta dinë historinë, ta dinë kush i mori në qafë shqiptarët me piramidat dhe pse rikthimi i Saliut, në fakt, është lajm i keq për Shqipërinë dhe për opozitën. Mund të jetë lajm i mirë përkohësisht për ne, por nuk është e shëndetshme për vendin, kur njerëz non-grata drejtojnë opozitën. Megjithatë, është detyra e librave të historisë, e mësuesve, e familjeve, që t’i rrëfejnë historinë një 18-vjeçari, kurse ne, të rinjve duhet t’u flasim për TUMO-n, për kodimin, për Piramidën dhe qendrat tona të teknologjisë së informacionit; do duhet t’u flasim çfarë do të bëjmë, si do ta çojmë më lart arsimin, si do i përmirësojmë çerdhet, kopshtet tona, infrastrukturën e qytetit”, tha Veliaj.

Veliaj, ka nisur një tur takimesh në çdo njësi të Kryeqytetit, si Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Paraardhëse

Telenovela Bora-Donald, formula “sekrete” që po gjeneron të ardhura marramendëse

Pasardhëse

Qeveria greke do kompensojë qytetarët për të përballuar çmimet e karburanteve

Pasardhëse

Qeveria greke do kompensojë qytetarët për të përballuar çmimet e karburanteve

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Ramush Haradinaj bën lëvizjen e parë për të rrëzuar Albin Kurtin

Nga lajme5
31 May, 2023
0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se është i shqetësuar për situatën e krijuar në...

Shi dhe shtrëngata në Shqipëri, çfarë pritet të ndodh në Tiranë

31 May, 2023

Shqipëria e rrezikuar nga zjarret, Perfekti mbledh emergjencat

31 May, 2023

Romeo Kara zbulon dosjen “përvëluese” në tavolinën e SPAK që do të arrestojë me dhjetëra politikanë: Ka ardhur koha e veprimit dhe ndëshkimit

31 May, 2023

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

31 May, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.