• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj dhe Noizy shërbejnë drekën e Fitër Bajramit në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”

21 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, sociale
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë festive, me rastin e Fitër Bajramit, në të gjitha qendrat e saj sociale, për familjet në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtari i njohur Noizy, shërbyen drekën në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë.

Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që, sidomos në ditë festash dhe në ditë të vështira, të qëndrojmë afër njëri-tjetrit.

“Ju falenderoj shumë për iftaret që keni shtruar gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, sepse në kohë festash, në kohë ku komuniteti bëhet bashkë, ata që kanë një situatë familjare apo një vështirësi, e ndiejnë më shumë mungesën e një të afërmi. Kur jemi bashkë vërtet gëzimi dyfishohet dhe më vjen mirë që kemi nisur këtë traditë, ku gjithmonë na bashkohet një shok, një shoqe e mirë, për të shërbyer dhe për të kuptuar se i kemi lidhur jetët bashkë, i kemi lidhur fatet bashkë. Nuk mundet që ca të ecin përpara, ca të rrinë mbrapa. Do ecim të gjithë përpara bashkë dhe do bëjmë maksimumin. Gjergj Fishta thoshte: Kemi Bajram, kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Për sa kohë që Shqipëria jonë e vogël, zemrën e ka të madhe për t’i respektuar të gjithë, jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës, siç ka respektuar edhe Krishtlindjen, edhe Pashkën, respekton edhe komunitetin mysliman me fishekzjarret mbrëmë dhe me organizimet sot, edhe me sistemimin e parkimit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se zona në të cilën ndodhet qendra sociale “Gonxhe Bojaxhi”, po shndërrohet në një qendër të re të Tiranës.

“Noizy vjen për ehrë të parë këtu në zonën e rindërtimit. Nuk i kishte parë gjithë këto pallate të reja që janë ndërtuar. Është shumë kollaj të shash diçka që s’e ke parë ose që nuk të pëlqen. Është shumë e vështirë të bësh gjëra të bukura. Lagjja e re do i japë një hov të jashtëzakonshëm, do kthehet si një qendër e re e Tiranës. Po fillon ndërtimi edhe i godinës së Tatimeve e Doganave, por ndërkohë do ketë edhe një hapësirë për besimtarët sepse kur ndërtohet një lagje e re, duhet të ketë edhe institucionet civile, edhe institucionet e besimit. Dua t’ju uroj të gjithëve: Ju dhëntë Zoti shëndet, jetë, durim, për ju e të dashurit tuaj. Qofshin të kaluara gjithë ato halle, gjithë ato vështirësi që mund të kenë ndodhur”, tha Veliaj.

Këngëtari i njohur Noizy, uroi besimtarët për festën dhe tha se ndihet krenar, që Tirana ofron të tilla shërbime për njerëzit në nevojë.

“Uroj që të jeni mirë të gjithë. Personalisht nuk e dija që këto lloj qendrash ekzistojnë. E dija që ka 1 apo 2, por fakti që Tirana ka 9 të tilla, uroj që të gjithë qytetet e tjera të marrin shembull nga Bashkia e Tiranës e të ndihmojnë njerëzit në nevojë, sidomos ata që janë prekur nga tërmeti. Zoti ju dhëntë shëndet, të keni durim sepse ditët më të bukura po vijnë dhe me ndihmën e njeri-tjetrit mund t’ja dalim përpara”, tha Noizy.

Paraardhëse

Bledi, Efi dhe Kiara në televotim, tre konkurentët më të nominuar

Pasardhëse

Qarku i Tiranës përgatit fabulën për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Pasardhëse

Qarku i Tiranës përgatit fabulën për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Nga lajme2
14 July, 2025
0

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të...

Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen 18 administratorë në bashkinë Elbasan

14 July, 2025

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

10 July, 2025

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.