Ka ndërruar jetë në moshën 46 vjecare solistja e grupit të njohur, The Cranberries.
Dolores O’Riordan është gjendur e pajetë në banesë e saj ndërsa lajmi konfirmohet nga bashkëpunëtorët e muzikës.
Ajo ka drejtuar grupin që në fillim të viteve 90 duke i dhënë famë me këngën ‘Zombie’ dhe shumë të tjera.
Shkaqet e vdekjes së këngëtares nuk janë bërë publike. Të afërmit kanë thënë për mediat në Londër se familja kërkon privatësi në këtë moment të vështirë.
Diskutime rreth kësaj post