Epidemiologia e ISHP-së Eugena Tomini u shpreh se edhe nga personeli shëndetësor ka pasur një zbehje të vigjilencës, teksa numri i të infektuarve në QSUT vijon të rritet.
“Transmetimi i infeksionit i një personeli shëndetësor i cili ka pasur kontakt me burim të jashtëm nga QSUT, u kthye në një burim të brendshëm në qendrën spitalore, duke sjellë infektimin e personelit mjekësor.
Sigurisht është një ulje e vigjilencës edhe përkundrejt stafeve mjekësore, përkundrejt një trendi të ulur të infeksionit covid në vend. Përkundrejt uljes së numrit të rasteve të shtruar në spital. Sigurisht edhe personeli shëndetësor hyn në pjesën e popullatës, janë njerëz si gjithë të tjerët, dhe kanë humbur vigjilencën.
Por respektimi i distancimit fizik, por mbi të gjitha i masave mbrojtëse të kontrollit të infeksionit spitalor është shumë i rëndësishëm, për të mos sjellë transmetim të ndërsjellë nga pacienti te personeli dhe anasjelltas”, tha ajo për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post