• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vangjel Dule zbulon skenarin e rradhës, ja kur nisi hetimi për kryebashkiakun e Himarës

25 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
147
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pse i sapozgjedhur në krye të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i “Bashkë Fitojmë” ndodhet ne burg i akuzuar për blerje votash gjatë fushatës elektorale.

Arrestimin e tij, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e cilëson terësisht arbitrar dhe politik.

Sot në studion e Klan News, Dule u shpreh se gjithçka e ka zanafillën në ditën e tubimit të Kryeministrit në Himarë, më 6 Maj.

“Ishte një fitore e padiskutueshme dhe po të mos kishte ndodhur arrestimi arbitrar, i paprecedentë, fitorja do të ishte shumë herë më e madhe. Më vjen keq ta them, por zoti Beleri është siç mban Putini në burg Navalnin, siç mban Erdogani Demirtashin. Zoti Rama ka marrë peng dhe e mban zotin Beleri në burg. Është kaq e qartë dhe kaq e thjeshtë. Kjo është qesharake, sepse në momentin që pretendohet se bëhet arrestimi në flagrancë zoti Beleri ndodhet në orën 00:15 minuta pas mesnate, gjendet me avokatin e tij, kushëririn e tij pas një darke bashkë dhe po diskutonin, për rrjedhojë cila është logjika? Që zoti Beleri po përpiqej t’i blinte votën avokatit, apo kushëririt? Më datën 6 Maj, deri atëherë fushata ishte shembullore aq sa nuk u desh të shkoja as unë, e gjitha përmbyset më 6 Maj kur zhvillon tubimin zoti Rama, nuk kishte as 30 qytetarë vendas, mesa duket aty mori mesazhin, fillon një sulm të papritur ndaj zotit Beleri.”

Që nga intervista e bujshme e deri te vënia në pranga e Belerit, Dule thotë se ishin të gjitha inskenime dhe manipulime të qeverisë përmes policisë e Prokurorisë së Vlorës.

“Të nesërmen në të gjitha mediat e kontrolluara nga zoti Rama anoncohet një intervistë ku zoti Beleri pretendohej se kishte thënë se do të helenizonte Himarën, në një kohë që ai kishte përdorur termin helenizëm, helenizmos. Ndërsa përkthimin e bënë helenizim. Kjo trumpetohet, shikoni ja ku e keni armikun. Denigrohet nga Rama dhe fillon sulmi i gjithanshëm, kudo që u gjend pas datës 6 Maj. Kemi nga njëra anë sulmin, bullizimin, dhe fillimin e fabrikimit të sajimit të një situate.

Nuk ka asnjë pamje filmike që komprementon zotin Beleri në asnjë fazë, ai u vu në përgjim, kjo vjen me propozim të kreut të policisë së Himarës që është i njohur për sajesa dhe i ka praktikuar dhe kur shërbente në Durrës. Kërkohet që Beleri të vihet në përgjim, i kërkohet Prokurorisë së Vlorës që nuk e ka kompetencë, duke shkelur procedurat. Pasi u urdhërua arrestimi në flagrancë ia faturon çështjen SPAK-ut.

Prokuroria e çështjes është në të njëjtën kohë motra e kryetarit të gjykatës së Vlorës, të dy bijë të një anëtari të këshillit bashkiak që përfaqëson PS në Kavajë. Rama përdori individë në radhët e policisë e prokurorisë për të inskenuar, nuk ka asnjë element që provon flagrancën.” – ka thene Vangjel Dule.

Kreu i PBDNJ thekson se Beleri u vu nën përgjim për 4 ditë, në shkelje të plotë të ligjit.

“Që nga data 8 Maj u vu në përgjim telefonik dhe ambiental dhe në të njëjtën kohë ishte një kontigjent prej 15 policësh gjyqësorë që e ndiqnin nga mbrapa me qëllim që në rastin e flagrancës të ndërhynin dhe të bënin arrestimin . Nuk arritën për 4 ditë e netë të gjenin një rast të vetëm për arrestimin e tij dhe e bënë në mënyrë arbitrare, urdhri ishte dhënë nga Rama.” – ka perfunduar ai.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj të këtij viti, bashkë me Pandeli Kokaveshin, nën akuzën për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Pas arrestimit të tyre policia sekuestroi dhe një shumë parash.

Arrestimi i Fredi Belerit u bë 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe pas pretendimeve se ai ishte shprehur në një interviste për gazetën greke ‘Protothema’, për helenizimin e Himarës, gjë të cilën ai e mohoi.

Paraardhëse

“Partia Demokratike ndodhet në reanimacion”, Frrok Çupi zbulon arsyen e vërtetë: Ja pse Basha duhet të kthehet në krye të PD-së

Pasardhëse

Rama kundër rritjes së pagave për deputetët

Pasardhëse

Rama kundër rritjes së pagave për deputetët




Kosovë

Aleksandër Vuçiç: SHBA-të gënjyen, nuk ka prani të forcave serbë në kufi, Vjosa Osmani: Serbia po përgatitet për një akt tjetër

Nga lajme10
1 October, 2023
0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, mohoi këtë të dielë raportet e publikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Beogradi...

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga

1 October, 2023

Albert Tafani tregon planin “djallëzor” të Laert Haxhiut për të vrarë Prokuroren e SPAK

1 October, 2023

Lulzim Basha: Të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër

1 October, 2023

13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, kryeministri Rama: Urime kampione

1 October, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.