• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Valon Berhamin e dëbojnë nga kombëtarja zviceriane. Ai akuzon: Vendim politik

7 August, 2018
në Sport
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një “stuhi” duket se ka goditur dhomat e zhveshjes së kombëtares zvicerane, aty ku duket se ka nisur një lloj spastrimi.

Ai që paguan vendimin për të nisur një rinovim masiv të përfaqësueses helvete është Valon Behrami, të cilit i është komunikuar pasditen e kësaj të hëne se nuk do të grumbullohet më nga trajneri Petkoviç.
“Petkoviç më ka telefonuar sot – shpjegon mesfushori me origjinë shqiptare i Udineses për televizionin helvet “RSI”. – Mendoja se ishte një telefonatë kortezie, por më vuri me shpatulla pas murit”.

“Kam menduar disa herë të largohem, por ndihesha ende protagonist i këtij grupi”, vijon më tej kosovari i Zvicrës, i cili akuzon trajnerin Petkoviç se i është përgjigjur me tone të larta, pavarësisht se motivi zyrtar i largimit të tij është i natyrës teknike.

“Kjo është një zgjedhje politike. Trajneri mund të thotë gjithçka dëshiron, por bëhet fjalë dukshëm për një zgjedhje politike. Është një vendim i marrë nga dikush që nga futbolli nuk kupton asgjë”, ka thënë mesfushori i Udineses.

Sipas asaj që shpjegojnë mediet zvicerane, zgjedhja e trajnerit është pjesë e një plani për rinovimin e kombëtares, që mund të nxjerrë “jashtë loje” edhe senatorë të tjerë të Zvicrës, si Johan Djourou, Gelson Ferndandes dhe Stephan Lichtsteiner, të cilëve në fakt nuk iu është komunikuar asgjë deri më tani.

Ndërkohë, ka edhe zëra që thonë se Behrami është përjashtuar nga kombëtarja për shkak të peshës në rritje të tij në dhomat e zhveshjes, duke u bërë sipas tyre, një pengesë e madhe për Petkoviçin. Fakt mbetet se mesfushori e mbyll eksperiencën e tij me kombëtaren e Zvicrës pasi ka marrë pjesë në 4 Botërorë, një rekord ky për një “zviceran”, duke luajtur në 83 ndeshje dhe duke shënuar dy gola.

Paraardhëse

Histori interesante, çiftet identike, motrat binjake martohen me vëllezërit binjakë, shikoni fotot e dasmës (FOTO)

Pasardhëse

Analizë/ Si po planifikohet ndarja e Kosovës? Çfarë do t’i sjell kjo Shqipërisë?

Pasardhëse

Analizë/ Si po planifikohet ndarja e Kosovës? Çfarë do t'i sjell kjo Shqipërisë?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Pse u vonove aq shumë?“ Banorët bisedojnë për moderatoren në raport me Luizin: Kiara është tmerrësisht xheloze (VIDEO)

Nga lajme5
7 February, 2023
0

Olta Gixhari dhe Tea Trifoni mendojnë se Kiara Tito është tmerrësisht xheloze. Gjatë një bisede te dhoma e gjumit, ish-konkurrentja...

“Më duket sikur ka hyr me zor” Beniada Nishani tregon se për kë banor të BBVA bën tifo: E kam shumë qejf

7 February, 2023

Banorja e BBV trondit me rrëfim brenda shtëpisë, tregon sakrificat kur partneri i saj rikthehet tek ish gruaja (VIDEO)

7 February, 2023

Trondit sizmiologu italian: Nuk përjashtohen tërmete dhe në Shqipëri, çfarë pritet

7 February, 2023

Ndodh mrekullia nga ekipi shqiptar në Turqi pas 31 orësh (VIDEO)

7 February, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.