Policia e Tivarit ka paraqitur kërkesë për fillimin e procedurave ndaj shtetasit Irfan Domnori, 64-vjeç, nga Shkodra. Drejtoria e Policisë e Malit të Zi njofton se shtetasi nga Shqipëria është dënuar me gjobë prej 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit nga territori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.
Në deklaratën e policisë thuhet:
“Irfan Domnori dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”.
Kujtojmë se dje në Ostros të Krajës u mbajt ”Dita e geshtenjës” një manifestim tashmë tradicional ku morës pjesë një numër i madh qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjerë.
Diskutime rreth kësaj post