Si asnjëherë më parë vendi është përfshirë nga një valë të nxehti, ku temperaturat shënojnë 40-45 gradë. Kjo situatë vazhdon të jetë e njëjtë por pritet që pasditje temperaturat të ndryshojnë.
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar për qytetarët që të shmangin efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta, duke dhënë disa këshilla të nevojshme.
ISSHP ka dhënë këshillat:
1-Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave nga ora ?11:00 deri në -17:00).
2-Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.
3-Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.
4-Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.
5-Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.
6-Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.
7-Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.
8-Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
9-Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
Diskutime rreth kësaj post