Ish-presidenti dhe politikani Bamir Topi thotë se partitë politike po bine në lojën e kryeministrit Edi Rama.
Topi: Të diskutohet vetëm për lista të hapura, edhe pse unë jam për lista të hapura, do të thotë të tregohesh shumë i ngushtë. Po bëhet një lojë e pabarabartë. Jo vetëm realisht por edhe politikisht duket sikur Edi Rama po i tërheq të gjithë rreth diskutimeve të tij, tenton ti mbajë në lojën e tij.
Një urim ditëlindje i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë për ish-liderin historik të PS-së Fatos Nano u shoqërua jo me pak reagime.
Vetë Bamir Topi e sheh këtë si nevojë të Ramës, pasi siç thotë ai, Nano edhe pse ka ikur nga politika ka lënë njerëzit e tij pas.
Topi: Dihet se pse e ka bërë, ndoshta i duhet. Nano nuk është pa kontigjentët e tij në politikë. Ka qenë një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare. Njerëzit me kalimin e kohës bëhen edhe nostalgjikë, kanë pakënaqësi për atë që është sot se nuk i ka trajtuar siç i ka trajtuar ai tjetri. Nano me sa e njoh unë si natyrë është njeri liberal, i papërkushtuar për të bërë keq. Ndonëse i ka takuar një kampi tjetër, kam ditur ta vlerësoj si politikan, qytetar dhe njeri liberal.
Diskutime rreth kësaj post