Deputeti i PS, Alket Hyseni në një intervistë për emisionin ‘Hard Talk’ foli edhe për akuzat që janë hedhur sëfundmi ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për fshehjen e kasetës së Krushës dhe mbledhjen e provave kundër UÇK-së.
-PS dhe mazhoranca po sulmon shumë Lulzim Bashën për kasetën e famshme dhe për atë që ajo e quan prova kundër UÇK-së. Kundërshtari është tradhtar?
Nuk është PS që ka sulmuar Lulzim Bashën. Përkundrazi, ne nuk kemi thënë është tradhëtar njeri, por ne mendojmë që kushdo nga opozita, qoftë edhe nga mazhoranca ka detyrimin për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që kanë ardhur nga disa kosovarë. Unë habitem se si gazetarët shqiptarë nuk dalin në mbrojtje të një gazetari, jo për ta mbrojtur kot por në mbrojtje të pyetjes që ka bërë ai.
Ajo është një video e xhiruar gjatë një masakre dhe ai ka dalë dhe ka pretenduar, ai po akuzon, nuk po akuzojmë ne. Ne po themi që ka dalë dikush në Koosvë dhe ne kemi detyrën t’u japim përgjigje.
Më gjej një deklaratë të kryeministrit që ai kërkon llogari. Unë e kam njohur zotin Basha që herët sepse vijmë nga të njëjtat rrethe. Zotit Basha i janë bërë disa pyetje konkrete, jo nga PS por nga kosovarët. Duhet t’u japë ai përgjigje atyre mendoj unë. Nga përgjigjet e zotit Basha unë shoh që diçka nuk shkon.
Nga ajo që ka deklaruar vetë zoti Basha, nga faktet, del që ai nuk ishte një përkthyes i thjeshtë. Ishtë një zyrtar i niveleve të mesme dhe në situata të caktuara edhe të larta në disa subjekte.
Basha ka qenë në një strukturë e cila merrej me grumbullimin e provave ndaj kujtdo që ishin të përfshirë në luftime, ndaj kujtdo tribunali i Hagës ishte për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe Kosova ndodhej në ish-Jugosllavi, dhe beteja zhvillohej në territorin e ish-Jugosllavisë, dhe Basha ka qenë brenda juridiksionit për të mbledhur prova edhe kundër UÇK-së. Dhe unë besoj, nga ajo që njoh strukturën se zoti Basha ka mbledhur prova kundër UÇK-së, por nuk e akuzoj dot.
Diskutime rreth kësaj post