• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ulja e temperaturave, Krifca: Specialistët, këshilla fermerëve në terren

6 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh sot se ulja e temperaturave ka nxjerrë në terren edhe specialistë të Ministrisë së Bujqësisë janë në ndihmë të fermerëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Krifca bëri të ditur se “me uljen e theksuar e të menjëhershme të temperaturave vihet në vështirësi puna për mbrojtjen dhe menaxhimin e fermave ndaj së bashku me ekipet tona të mbrojtjes së bimëve, ekstensionistët dhe veterinerët jemi në terren në ndihmë të fermerëve për të përballuar së bashku këto vështirësi”.

Ajo shkruan se specialistët këshillojnë marrjen e masave.

“Duhen kontrolluar dhe eliminuar në maksimum mundësitë e futjes së ajrit të ftohtë në serra. Duhen të kontrollohen plastmasët e brendshëm dhe tunelet në serra. Nëse nuk janë të vendosur plastmasët e brendshëm anësore dhe tunelet, është e domosdoshme të vendosen urgjentisht, mundësisht dy plastmasë me një distancë izotermike jo më të vogël se 20 cm njeri nga tjetri. Të shfrytëzohen të gjitha mundësitë alternative për ngrohjen me energji elektrike, gaz, etj. Për këto ditë të minimizohen ujitjet sepse rritja e lagështisë në tokë ul përqendrimin e kripërave në lëngun qelizor duke rritur rrezikun dëmtimin e bimëve nga temperaturat e ulta. Nëse ujitjet janë të domosdoshme, të bëhen me norma minimale uji dhe të shoqërohen me plehërime të lëngshme të lehta për t’u përvetësuar nga bimët, me përmbajtje të lartë fosfori e potasi, me qëllim që të rritet përqendrimi i lëngut qelizor.Nga kulturat drufrutore agrumet janë më të rrezikuara, limoni veçanërisht. Ndonëse ndërhyrjet direkte për t’i mbrojtur nga i ftohti janë të kufizuara, këshillohen si më poshtë: Vjelja e frutave të agrumeve aty ku ka ende prodhim, pasi dëmtohen nga ngrica, si dhe magazinimi i tyre. Në fushë të hapur mund të bëhet djegja e bykut, kashtës së lagur, bërsive të ullirit, etj., për të krijuar tym që frenon humbjen e nxehtësisë deri në 0.5 ᵒC në rastin më të mirë, por në prezencë të erës këto ndërhyrje nuk janë efektive. Kujdesi duhet të përqendrohet në periudhën pas ngricës”, shkruan ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Po ashtu, ministrja Krifca shton se “rregulli i përgjithshëm: Nuk ndërhyet menjëherë, por pritet të përfundojë rreziku dhe të duken qartë shenjat e dëmit të shkaktuar. Në varësi të shkallës së dëmtimit gjykohet për ndërhyrje. Në momentin kur fillojnë nekrozat ndërhyet për largimin e pjesëve të dëmtuara pjesë-pjesë.Në raste të dëmtimeve të rënda synohet të ruhet vegjetacioni sa më shumë të jetë e mundur për të mundësuar ripërtëritjen.Për të gjitha rastet trajtimi me preparate me bazë bakri apo fungicide për të siguruar mbrojtjen nga infeksione parazitare menjëherë pas ngricave është mjaft i rëndësishëm. Kujdes i shtuar duhet edhe për mbrojtjen e kafshëve për të siguruar një strehim me temperatura optimale. Rënia e temperaturave në vendstrehime bëhet shkak për shfaqjen e një serë sëmundjesh të sistemit të frymëmarrjes, por dhe në uljen e imunitetit të kafsheve ndaj sëmundjeve të tjera. Kujdes duhet treguar gjithashtu në mënyrën e ushqimit, ku duhet të rritet sasia e racionit dhe të jetë i pasur me karbohidrate dhe proteina. Gjithashtu, sipas ekspertëve, këshillohet që kafshëve t’u jepet ujë i vakët për të marrë sasinë e nevojshme të lëngjeve për të shmangur dehidratimin”.

“Për këshilla dhe rekomandime specifike mund të kontaktoni me specialistët e bujqësisë në zonat tuaja pranë AREB-eve, QTTB-ve dhe Drejtorive Rajonale të AKVMB ose telefononi në numrin e gjelbër 08003366”, shkruan ministrja, Frida Krifca.

Paraardhëse

Sizmiologu britanik: Tërmeti në Turqi zgjati 100 sekonda, do ketë mijëra pasgoditje

Pasardhëse

Pas ‘gafës’ së Arbanës edhe Olta nxjerr zbuluar lojën e pisët të produksionit

Pasardhëse

Pas 'gafës' së Arbanës edhe Olta nxjerr zbuluar lojën e pisët të produksionit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Operacioni i padëgjuar policor, sekuestrohen 10 thasë me flokë njeriu në aeroport

Nga lajme10
28 May, 2023
0

Ekipet e Drejtorisë së Kontrabandës në doganën e Stambollit, kanë realizuar një operacion policor, i padëgjuar më parë, forcat e...

Keisi Medini komenton jetën pas ‘Big Brother Vip’: S’më fton njeri për kafe

28 May, 2023

Rudina Hajdari: Humbja e 14 majit, më e rënda në 32 vite, PD-ja duhet të kuptojë mesazhin e qytetarëve

28 May, 2023

“Boll se le nam”, Nita dhe Bledi Mane përplasen ballë për ballë: Puthu, ledhatohu, martohu (VIDEO)

28 May, 2023

Mohoi shtatzëninë, por dalja e fundit e Xhensila Myrtezajit vërteton të kundërtën?

28 May, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.