Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 121 persona të tjerë. Lajm i mirë në radhët e të shëruarve, me 97 në 24 orë.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:
57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.
Diskutime rreth kësaj post