Nëse do të kryeni ndonjë fluturim atëherë duhet të dini paraprakisht disa rregulla, që duhen zbatuar nga hyrja në terminalin e Aeroportit të Rinasit. Kushti kryesor më i rëndësishëm është që duhet të keni patjetër maskë, në të kundër nuk lejoheni të hyni në terminal dhe në avion.
Çfarë duhet të dini:
-Në terminal mund të hysh vetëm nëse mban maskë
-Ata që hyjnë në terminal, si në nisje dhe në mbërritje, do kalojnë në tunelin e dezinfektimit
-Dhe në nisje dhe në mbërritje do t’u nënshtroheni matjes së temperaturës
-Nëse keni temperaturë më të lartë se 37.5C do të merreni në pyetje nga stafi mjekësor
-Gjatë qëndrimit në terminal duhet të mbani distancë fizike nga personat e tjerë dhe të zbatoni sinjalistikën
-Përdorni dezinfektantët e vendosur në terminal
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post