Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sonte për herë të parë pas shoqërimit në Polici ditën e dielë.
“Kryeministrit nuk do t’i leverdiste një fotografi e monikës duke u përplasur me fadromat”, kështu shprehet kryetarja e LSI-së për përplasjen e djeshme me uniformat blu dhe shoqërimin në polici.
Kryemadhi tha në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, se me shembjen e Teatrit Kombëtar, Edi Rama “varrosi veten dhe të ardhmen e Erion Veliajt”.
“Kryeministrit nuk do t’i leverdiste një fotografi e Monikës duke u përplasur me fadromat. Unë akoma emocionohem sepse ajo që ka rëndësi është që ka akoma njerëz që e duan vendin e tyre. Sot edhe pse të gjitha rrugët, hyrjet e Tiranës ishin të bllokuara, kishte shumë njerëz, ishte dhe pak orari i papërshtatshëm se ishte shumë vapë.
Kishte shumë njerëz, edhe pa parti fare.Rama mendoi që duke shkatërruar atë godinë që ishte makthi i tij, ka bërë një gabim shumë të madh se me shembjen e asaj godine varrosi veten dhe të ardhmen e Erion Veliajt. Ekipi i “Shqiponjave” ishte më brutali, metodat që kanë përdorur ndaj vajzave, protestueseve kanë qenë shumë brutale.” tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post