Ardian Dvorani thotë se vendimi i shkarkimit është një gafë juridike nga KLGJ. I pyetur nga mediat, ai nuk ka përjashtuar edhe mundësinë e ankimimit të këtij vendimi në Gjykatën Administrative megjithsëse siç shprehet ai kjo nuk është e shkruar në asnjë ligj apo Kushtetutë.
Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka zbardhur ende vendimin ku deklaroi përfundimin e mandatit për anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ky i fundit nuk ka përjashtuar mundësinë për ankimimit të këtij vendimi.
Dvorani ka pohuar se çdo vendim është i ankimueshëm aq më shumë, ky që sipas tij nuk parashikohet askund në Kushtetutë apo në ligj.
Ndërkohë me largimin nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani nuk largohet nga KED por vetëm nga drejtimi i saj.
Drejtimin e KED e merr nenkryetari që është anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha por edhe kjo me një mandat të përfunduar dhe që qëndron në detyrë deri në zëvendësim si rasti Dvorani.
Diskutime rreth kësaj post