Procedimit penal nga policia për shkak të organizimit të takimit me fermerë të zonës së fshatit Mizë në Divjakë, ish-deputeti Ervin Salianji e konsideron pa bazë ligjore dhe theksoi se nuk e intimidojnë përmes kallëzimeve penale.
Salianji në OraNews:
“Është një procedim penal. Nuk është i pari, por i 149 gjatë denoncimeve të këtyre 7 viteve të keqqeverisjes. Është situatë e përsëritur, ku qeveria për të mos u marrë me shqetësimet e ngritura bën në mënyrë agresive propagandë për të mbuluar shqetësimet.
Nuk shqetësohem nga akte të tilla që akuzohem për agjitacion dhe propagandë. Ka qenë bisedim dhe jo protestë me fermerët. Isha i ftuar për të dëgjuar shqetësimet e tyre”, – tha Salianji për ora News.
Diskutime rreth kësaj post