Gjatë prezantimit të kadidatëve për deputet të cilët kanë aplikuar në platformën ‘Deputeti që duam’ kryeministri Rama e vuri në siklet njërën prej kandidateve.
Teksa e reja nga Maliqi i Korçës bëri një prezantim që u vlerësua në mënyrë absolute nga kryeministri, Rama e pyeti për një problem që shikon në PS, pasi e sheh atë të kënaqur.
Këtu Rama tregoi se ai vetë kur ka ardhur në PS ka menduar se është e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin por edhe sepse ai mendonte që kishte defekte.
Diskutimi:
Rama: Fjalimi ishte nota 10. Kur kam hyrë në PS kam hyrë si një forcë që ishte e vetmja që mund ta bënte ndryshimin por edhe sepse mendoja se PS kishte shumë difenkte për të ndrequr, më thuaj defektin që sheh edhe ti. Se nëse PS është kaq e bukur dhe kaq e mirë ca nevoje kemi për ty.
Kandidatja: Do doja që ashtu si unë të përfshiheshin dhe njerëzit e thjeshtë.
Rama: Balla s’vjen nga një familje e veçantë në status babi mësues nëna infermiere, Erioni po ashtu. Të gjithë vijnë nga një familje e mesme. Detyra për ty që vjen në këtë rrugë është të shohësh se çfarë janë gjërat që duhen ndrequr. Se ti dukesh e kënaqur unë jam i pakënaqur. S’është kaq e lehtë sa duket.
Diskutime rreth kësaj post