Inxhinieri informatik Klajdi Shehu humbi jetën sot në një aksident në Himarë. Ai humbi kontrollin e motorit, një “Hamer” me targë TR 440 H, duke u përplasur me shtyllën anësore të rrugës. 39-vjeçari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Shehu mësohet se jetonte në Tiranë, ku ushtronte profesionin e inxhinierit informatik një nga më të mirët e fushës së tij në vend. Ai ishte shumë i apasionuar pas motorëve. Klajdi Shehu ishte i martuar dhe baba i një vajze.
Diskutime rreth kësaj post