Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, duke rrëzuar KAS-in e KQZ. Përfundimisht lihet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit. Partia Demokratike shkon në zgjedhje me vetëm 153 kandidatë dhe jo 222 siç pretendonte.
Nga ky vendim, një emër që mbeti jashtë listave është dhe Mimoza Hajdarmataj që kandidonte në Tiranë.
Hajdarmataj thotë se ky ishte një vendim i pritshëm , duke theksuar se është e zhgënjyer nga reforma zgjedhore.
Ndër të tjera, Hajdarmatj u shpreh se vendin do ta çojë në BE vetëm ardhja e Partisë Demokratike në pushtet.
Reagimi i plotë:
“Kolegji Zgjedhor sot, bashkë me disa të tjerë, më heq edhe mua të drejtën të garoj si kandidate për PD në zgjedhjet e 25 Prillit.
E ditur pak a shumë, por një ngjarje e shtuar në realitetin dekurajues të përditshmërisë sonë…
Pikësëpari dua ti shpreh falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë mikeshave, kolegëve, farefisnisë dhe gjithë komunitetit tropojan, në Tropojën time të shtrenjtë dhe kudo në Tiranë, për përkrahjen dhe inkurajimin e pakushtëzuar, që më dhanë në nisje të kësaj sfide.
Nuk mund të mos shpreh keqardhje dhe zhgënjim që e famshmja Reformë Zgjedhor kombinuar dhe me taktika politike të interesave të caktuar, përjashton jo rrallë nga gara njerëz dhe veçanërisht gra e vajza potenciale, me kontribute dhe aftësi të jashtëzakonshme, për ti dhënë politikave, një zë ndryshe edhe më të fuqishëm nga përvojat e deritanishme. Megjithatë ndodhi çfarë ndodhi…
Unë personalisht do të mbetem plotësisht e angazhuar dhe e motivuar për t’i shkuar deri në fund sfidave për fitoren e PD, si partia e bindjeve dhe vokacionit tim personal, që nuk ndryshon, qysh prej themelimit të saj!
Asgjë dhe askush nuk më demotivon e aq më tepër një pozicionim ose jo si kandidate në listë.
Miq, Vetëm ndryshimi dhe fitorja e PD ka për të sjellë shpresë për familjet tona dhe një të ardhme europiane për Shqipërinë.
Për këtë jam e bindur prandaj do të jem aty së bashku me shumë e shumë të tjerë për ta bërë realitet”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post