Ditën e djeshme modelja Oriola Marashi na tregoi se ka filluar pushimet së bashku me të dashurin e saj Eros Grezda. Modelja ka ndarë dhe ditën e sotme imazhe nga pushimet e saj me futbollistin por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte video e publikuar në Instastory teksa ajo përqafonte dhe ledhatonte të dashurin e saj.
Sërish ajo nuk e publikoi fytyrën e plotë të tij po nisur nga varësja në qafë dhe këmisha që ai mbante veshur pas dyshim që ishte Erosi.
Nga ana tjetër, futbollisti i kombëtares ka shpërndarë një video në instastory, ku shihet se po luan futboll me partneren, ndërsa Oriola shihet e veshur me rroba banjo të bardha në rolin e portieres.
Kujtojmë se ata janë fejuar dhe thashethemet u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post