Prezantonte prej kohësh “Kush vjen për drekë” në emisionin Klan Tv, por në mënyrë të befasishme u shpërnda lajmi se moderatorja, Arjola Shehu nuk do të ishte më pjesë e këtij televizioni.
Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, nuk është më pjesë e Klan TV, ku sezonin e kaluar prezantoi “Kush vjen për drekë”, e pyetur për ndërprerjen dhe që nuk do ishte më pjesë e këtij televizioni, ajo ka zgjedhur të përgjigjet shkurt: Ishte një zgjedhje personale.
Mirëpo, pas kaq kohësh, Arjola Shehu, duket që në mënyrë indirekte e ka thënë arsyen e vërtetë.
Ndërsa të ftuar në studion e saj në emisionin e mëngjesit në Rtv Ora kishte Liesa Haxhiasllanin, është hapur tema e largimit të saj nga Top Channel. Liesa ka treguar ekperiencën e saj në këtë televizion dhe faktin që e kanë lajmëruar që në muajin korrik se nuk do të jetë më pjesë e Top Medias.
Menjëherë Arjola Shehu ka ndërhyrë, duke treguar, mesa duket një eksperiencë personale në lidhje me largimet e papritura nga puna, duke tërhequr vëmendje të veçantë.
“E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht, që nuk je më në punë, kur sezoni i ri fillonte në 4 shtator?!”– ka thënë me ironi Arjola, teksa nga historiku i saj në ekran, na shtyn të besojme që i referohej eksperiencës në Klan Tv.
Diskutime rreth kësaj post