Aurela Gace është një nga personazhet më të sinqerta dhe pa komplekse të botës së showbizit. Në një intervistë të fundit ajo ka treguar një histori që nuk e ka përjetuar mirë në lindjen e saj të parë, të vajzës Grace. 40 ditë pasi ishte bërë nënë ajo u largua drejt Amerikës pa vajzën për shkak të një kontrate që ishte e detyruar të mbyllte.
“Shumë i dhi mbshëm ka qenë udhëtimi im i parë, pasi kam lindur Grace-in. Ka qenë një udhëtim që le të themi e kam larë me l ot derisa jam kthyer. Më është dashur të shkoja në Amerikë, kisha rreth një vit që e kisha bërë kontratën”, u shpreh Gaçe.
“Grace-i ishte vetëm 40 ditëshe. Në 40 ditët e para unë isha e operuar, nuk ishte e lehtë të vishje takat, të dukeshe mirë dhe sa më pyesnin si është vajza përlotesha”.- u shpreh Aurela.
Të qënit artist mbart me vete dhe detyrime që ndonjëherë duhet t’i përmbushësh dhe pse në të vërtetë nuk është ajo që do!
Diskutime rreth kësaj post