Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo, i cili u la jashtë listave në zgjedhjet e 25 prillit, bën thirrje që të mbahet përgjegjësi për humbjen. Pollo thotë se duhet një projekt i ri për të ngjallur shpresën.
“Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura.
Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese”, tha Genc Pollo.
Diskutime rreth kësaj post