Ministria e Arsimi i ka hequr licencën shkollës private “Udha e Shkronjave”, pasi drejtuesit e kësaj të fundit vendosën ta mbyllin për dy javë si masë parandaluese ndaj koronavirusit.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njofton se një vendim i tillë, pra për mbyllja e një shkolle jashtë planin, bëhet vetëm me urdhër nga Ministria, por drejtuesit e kësaj shkolle nuk kanë ndjekur këtë rrugë, e për pasojë do të ndiqen penalisht për përhapje të panikut.
Sa i përket nxënësve, Shahini sqaroi se ato do të transferohen në një tjetër shkollë.
Ndërsa sot në faqen zyrtare të kësaj shkolle është njoftuar me anë të një postimi se vijon mësimi. Në këtë postim shkruhet:
“Sot ditë mësimi në shkollën “Udha e Shkronjave”.
Diskutime rreth kësaj post