Noizy ka qenë gjithë këto ditë pranë njerëzve që u prekën nga tërmeti edhe pse ai vetë është një prej tyre dhe atë natë ai ishte në shtëpinë e tij në Durrës.
“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë.
Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua.
Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.
Diskutime rreth kësaj post