Prej ditësh në media, po përflitet se producenti Ardit Gjebrea, do të organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH. Lidhur me këtë lajm, ai ka reaguar përmes një postimi në Instastory.
Arditi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë të jetë vetëm producent i festivalit “Kënga Magjike”.
“Thanë që do organizoj Festivalin e Këngës? JO!”, ka shkruar Gjebrea dhe ka shtuar se aktualisht ka një tjetër prioritet. “Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebrea në Junior Eurovision”, ka shtuar ai.
Kujtojmë që pak ditë më parë, vajza e Arditit publikoi videoklipin e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, duke u pritur shumë mirë nga publiku.
Diskutime rreth kësaj post