• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U arrestua për abuzim me tendera, gjykata merr vendimin për kryebashkiakun e PS

18 March, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e PS, Lefter Alla, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu Gjykata ka lënë në burg edhe zëvendëskryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, si edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Sipas SPAK vlera e tenderit për ujësjellësin per te cilen akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Burimet thanë se Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut Lefter Alla.

Përmes këtyre përgjimeve SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenim A.K i kompanisë që kryente punimet për ujsjellësin e Bulqizës.

Madje, Alla, në shoqëri të biznesmenit A.K ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderave, por është bindur që të rikthehet në detyrë.

“Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

Paraardhëse

Berisha lë ‘gafën’ epike në ‘takim virtual’ me shqiptarët e Londrës (VIDEO)

Pasardhëse

Arrestimi i Lefter Allës, zbulohet çfarë ka SPAK “në dorë” kundër kryebashkiakut

Pasardhëse

Arrestimi i Lefter Allës, zbulohet çfarë ka SPAK “në dorë” kundër kryebashkiakut

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Belind Këlliçi premton transport publik falas, në të gjithë Tiranën

Nga lajme10
26 March, 2023
0

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka premtuar transport publik falas dhe modern në kryeqytet....

Kiara flet pas eleminimit nga “Big Brother”: Fitova dashurinë, gjënë më të bukur në jetë

26 March, 2023

Lorenci pranon lidhjen me Kejsin, Sabiani bën reagimin e fortë

26 March, 2023

Rikthehet ora verore, Akrepat zhvendosen 60 minuta para

26 March, 2023

Berisha zbulon si do të ndahen kandidatët e këshillave bashkiakë me PL e aleatët

26 March, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.