Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar në një deklaratë për akuzat e bëra ndaj tij se paguhet me 11 rroga në muaj.
Ai ka mohuar, duke i hedhur poshtë akuzat se merr 11 paga në muaj për punët të cilat ai i bën.
Deklarata e Mynyr Konit:
“Prej disa ditësh, jam fajësuar pa asnjë të drejtë, për faktin se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, paguhem me 11 paga në muaj, për arsye të angazhimit tim në borde apo këshilla të institucioneve të ndryshme. Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se unë, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës, i dekretuar që në muajin Maj 2016, për arsye të funksionit tim si Rektor jam anëtar vetëm në Bordin e Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (angazhim ky pa pagesë). Nuk jam dhe nuk kam qenë asnjëherë: Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Anëtar i Këshillit Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, Nënkryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual, Durrës, Kryetar i Këshillit të Statistikave, Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë; Këshilltar i Dhomës së Tregëtisë; Anëtar i Këshillit të Qarkut dhe KKRT, Tiranë; Anëtar i Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor dhe Vlerësimit të Titujve Akademik; Anëtar i Këshillit të Profesorëve në Universitetin e Vlorës”-thotë Koni.
Diskutime rreth kësaj post