Sapo Presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën në Ditën e Përurimit, Twitter mund të heqë privilegjet speciale të Presidentit Trump si një udhëheqës botëror me profil të lartë dhe ta trajtojë llogarinë e tij si një llogari normale.
Twitter konfirmoi raportet se një ndryshim në statusin e llogarisë mund të çojë në veprime më të ashpra të zbatimit, edhe pse një zëdhënës tha se: ” Politika nuk ishte asgjë e re“.
Platforma ka një përjashtim të interesit publik për llogaritë e liderëve botërorë, fjalët e të cilëve janë përgjithësisht të vlefshme për lajmet dhe të rëndësishme për t’u lexuar nga qytetarët e tyre, edhe nëse shkelin rregullat.
“Por ky përjashtim nuk vlen për të gjithë ish-udhëheqësit botërorë”,- tha një zëdhënës.
Llogaria personale e Trump në Twitter ka më shumë se 88 milion ndjekës dhe pesë postimet e tij më të fundit të premten në mbrëmje, secila prej tyre mori më shumë se 50,000 mijë pëlqime.
Por postimet e tij në lidhje me pretendimet e pabazuara të mashtrimit të votuesve kanë grumbulluar etiketime paralajmëruese nga Twitter që lexojnë: “Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i diskutueshëm”
Megjithatë, edhe ato postime, marrin dhjetëra mijëra pëlqime dhe shpërnadrje. Twitter gjithashtu ndërmori veprime kundër postimeve individuale nga presidenti para zgjedhjeve, por nuk e ndëshkoi llogarinë e tij.
Etiketat paralajmëruese mund të zëvendësohen me censurë më të rreptë në platformë. Politika e Twitter është të ndalojë llogaritë që promovojnë ekstremizëm të dhunshëm, të ndajnë informacione personale tek të tjerëve në mënyrë që t’i ngacmojnë ata , ose të përfshihen në sjellje abuzive, ose të përdorin llogari të rreme, midis këtyre shkeljeve të tjera.
Një goditje e mundshme e Trump nuk do të ishte e para për Twitter. Kompania bllokoi New York Post në tetor pasi ajo refuzoi të bënte një postim duke iu referuar një historie rreth postave elektronike të diskutueshme që gjoja gjendeshin në laptopin e Hunter Biden.
Një punonjës në largim në vitin 2017 gjithashtu çaktivizoi shkurtimisht llogarinë personale të Trump në ditën e tij të fundit në punë. Ajo u rikthye 11 minuta më vonë./ Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post