Rrjeti social Twitter u ka shtuar nga një etiketë llogarive të mediave që kontrollohen nga Aleksander Vuçiq, ku shkruan “Media e lidhur me shtetin e Serbisë”, siç janë ‘Informer’, ‘B92’ e ‘Kurir’.
Tabloidet serbe që janë pro-pushtetit të Aleksander Vuçiqit janë markuar me këtë etiketë në Twitter për t’u bërë me dije njerëzve se llogaritë e këtyre mediave në Twitter janë të lidhur me shtetin e Serbisë.
Talebanët: “Jemi të përkushtuar për të drejtat e grave nën sistemin e sheriatit në Afganistan. Etiketat që vendosen nga Twitter në llogaritë e lidhura me shtetin japin kontekst shtesë në lidhje me llogaritë që kontrollohen nga përfaqësues të caktuar zyrtarë të qeverive, subjekte të mediave të lidhura me shtetin dhe individë të lidhur ngushtë me ato njësi“.
Twitter-i shpjegon në detaje se cilat janë arsyet që këtyre mediave mund t’u vendoset etiketa media të lidhura me shtetin.
“Media e lidhur me shtetin përkufizohet si media ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen editoriale përmes burimeve financiare, presioneve të drejtpërdrejta ose të tërthorta politike dhe/ose kontroll mbi prodhimin dhe shpërndarjen. Llogaritë që i përkasin subjekteve mediatike të lidhura me shtetin, kryeredaktorët e tyre ose stafi i tyre i lartë mund të etiketohen”, thuhet në definicionin që Twitter e ofron si shpjegim për etiketimin e ofruar.
Së fundit këto etiketime janë vendosur tek llogaritë e mediave që kontrollohen nga Vuçiq siç janë: ‘B92’, ‘Informer’ e ‘Kurir’.
Diskutime rreth kësaj post