Ministri i Tregtisë, Mehmet Mus, bëri një deklaratë në lidhje me shifrat e tregtisë së jashtme të korrikut 2021. Ai deklaroi se eksportet në muajin e 7-të të vitit janë rritur me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe kanë arritur në 16,4 miliardë dollarë.
“Kjo shumë është eksporti më i lartë i korrikut deri më sot. Gjithashtu eksportet tona në 12 muajt e fundit janë rritur në 201,5 miliardë dollarë duke thyer një rekord të ri në historinë e Republikës së Turqisë. Ne kemi tejkaluar për herë të parë pragun e 200 miliardë dollarëve”, – u shpreh Mehmet Mus.
Sipas ministrit, eksportet në harkun kohor janar-korrik 2021 kanë shënuar një rritje me 35% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke kapur vlerën e 121,4 miliardë dollarëve, si dhe me 16,4% në krahasim me periudhën janar-korrik 2019, përpara fillimit të pandemisë.
Ministri Mus vuri në pah se vëllimi i tregtisë së jashtme është rritur në 268,2 miliardë dollarë në periudhën janar-korrik, ndërsa deficiti tregtar ka rënë me 5% në 25,5 miliardë dollarë, krahasuar me vitin e kaluar.
Diskutime rreth kësaj post