• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Turqi, 7 policë të vrarë dhe 27 të plagosur nga një shpërthim

31 March, 2016
në Botë
0
pamjet pas sulmit terrorist në Stamboll
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin juglindor të Diyarbakirit në Turqi, në shënjestër të të cilit ka qenë një automjet i forcave policore pranë një stacioni autobusi. Ambulanca dhe zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që raportohet për të paktën 7 oficerë policie të vdekur, sipas “Hurriyet Daily News”.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17 të pasdites së sotme me orën lokale, kur një pajisje eksplozivi është aktivizuar në një zonë jashtë një stacioni autobusësh në qytet. Fotot nga vendngjarja tregojnë disa automjete, përfshi edhe një autobus, të shkatërruar.

Një televizion turk bën të ditur se të paktën 27 persona të tjerë, policë e civilë, janë plagosur. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me shkakun e shpërthimit, por Turqia është goditur nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar, e për këtë arsye, mediat vendase bëjnë përgjegjës militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.

Për këtë sulm të rëndë ka reaguar edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e konsideroi aktin terrorist në Juglindje të vendit si një veprim që shfaq “fytyrën e shëmtuar” të militantëve, “teksa po lihen në cepin më të largët të shoqërisë”.

“Ky sulm tregon edhe njëherë fytyrën e shëmtuar të terrorizmit. Vendosmëria e forcave tona të sigurisë, dashtë Zoti, do t’i japë fundin e merituar terrorizmit”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Institutin “Brookings”, i ndodhur në Shtetet e Bashkuara aktualisht për një samit mbi sigurinë bërthamore.

Diyarbakiri është një qytet me rreth një milion banorë, dhe një nga më të mëdhenjtë në Juglindje të Turqisë, e gjithashtu edhe me shumicë kurde.

Paraardhëse

Zgjedhjet në universitete, nis gara për rektorë dhe dekanë

Pasardhëse

Partizani rikthen fanellën me yll, Janku: Kështu ka qenë historikisht

Pasardhëse

Partizani rikthen fanellën me yll, Janku: Kështu ka qenë historikisht

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Rama, kungull”, Kryemadhi krahason politikanët me perime: Basha fluturoi me presh

Nga lajme4
29 January, 2023
0

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Zemër Luana”, gjatë një loje ka krahasuar politikanët dhe njerëz të ekranit...

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

29 January, 2023

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun

29 January, 2023

Të dyja në moderimin e “Big Brother Vip”, por a ekziston ‘krisja’ e miqësisë mes Jonidës dhe Arbanës?

29 January, 2023

Ish-banorja e BBV zbulon mesazhet me Kejvinën: Po marr veten nga traumat

29 January, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.